Translate

sabato 22 dicembre 2012

Petrit Halilaj per il padiglione Kossavo


Ieri il Ministro della Cultura, Gioventù e dello Sport, Memli Krasniqi ha approvato la proposta di Erzen Shkololli, Commissario Kosovo per l' Esposizione Internazionale d'Arte Biennale di Venezia nel 2013,  che ha proposto l'artista Petrit Halilaj e il curatore Kathrin Rhomberg. 


La sua pratica artistica si e esprime con sculture, installazione, disegni con la penna o l'inchiostro, che indagano il suo percorso personale


Ulteriori informazioni saranno al sito www.kosovopavilion.com che fra poco sarà attivo, intanto eccovi il testo del comunicato ufficiale kossovo  http://www.mkrs-ks.org :

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka aprovuar sot propozimin e Erzen Shkolollit, Komisioner i Pavijonit të Kosovës në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias në vitin 2013, që artist i Pavijonit të Kosovës të merohet Petrit Halilaj, ndërkaq kuratore e Pavjonit Kathrin Rhomberg. Vendimi i Ministrit ka hyrë sot në fuqi. 


Pjesëmarrja e Kosovës në Edicionin e 55-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, shënon paraqitjen e dytë të Kosovës në Bienalen e Venecias, e herën e parë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit. Kjo ekspozitë është ngjarja më e madhe e kulturës në botë. Ditë më parë ministri kishte pranuar përgjigje pozitive nga presidenti i Bienales, Paulo Baratta, në kërkesën që i kishte dërguar për t’u prezantuar në këtë eveniment. 

Biografia e Halilajt dhe Rohomberg

Petrit Halilaj, ka lindur në vitin 1986, në Kostërc të Skenderajt dhe aktualisht punon në Berlin, Kosovë dhe Itali.  Praktika artistike e tij - skulptura, instalimi, vizatimi me stilolaps ose bojë shkrimi - është ndërtuar rreth biografisë së tij dhe kushteve të jetës. Ai i vë në pyetje kodet sociale, duke filluar nga identiteti dhe integrimi në kufijtë e padukshëm mes kulturave dhe grupeve sociale. Ai përdor materiale të thjeshta si tokë apo dërrasa druri, por poashtu edhe pula të gjalla dhe objekte të gjetura në arkivat e muzeve të zhdukur në Kosovë, për të ndërtuar / rikonstruktuar vende ose objekte të dedikuara memorieve të tij, familjarëve të tij apo njerëzve të afërt.

Ekspozitat personale që ka pasur së fundi përfshijnë: “Kujt i takon toka përderisa pikturon erën?!” (“Who does the earth belong to while painting the wind?!”), Kunst Halle Sankt Gallen, St. Gallen (2012); Art Basel Statements with Chert, Berlin (2011); Kunstraum Innsbruck, Innsbruck (2011); “Kthim në të ardhmen” (“Back to the Future”), Stacion, Prishtinë (2009); Chert, Berlin (2009).

Disa nga ekspozitat e zgjedhura grupore janë këto: “Publik i ri” (“New Public”), Museion, Bolzano (2012); “30 Artisë 30 Dhoma” (“30 Künstler 30 Räume”), Kunstverein Nürnberg, Albrecht Dürer Gesellschaft (2012); Temoraneao, Nomas Foundation, Romë (2011); “Ernste Tiere”, Bonner Kunstverein, Bon (2011); “Ostalgia”, New Museum, New York (2011); “Sktrukturë dhe Organizëm” (“STRUKTUR & ORGANISMUS”), Marillenhof – DestillerieKausl, Austri (2011); “Ngathtësia e figurës së idiotit” (“Maladresses ou La Figure de l’idiot”), Instituti i Hipokrizisë Sociale, Paris (2010); “Vendosur në Berlin” (“Based in Berlin”), Atelierhaus Monbijoupark, Berlin (2011), Bienalja e 6-të e Berlinit për Art Bashkëkohor, Berlin (2010).Në vijim: ekspozitë personale në Muzeun Fridericianum, Kassel (2014); “Supervizionet” (“SuperVisions”); ekspozitë grupore në Muzeun Schloss Moyland, Bedburg-Hau (2013).

Kathrin Rhomberg ka studiuar Histori të artit dhe Arkeologji në Universitetin e Salzburgut. Prej vitit 1990-2001 ajo ka qenë kuratore dhe udhëheqëse e ekspozitave në Secession, Vjenë. Në vitin 1998 ajo u zgjedh si njëra ndër kuratoret ndërkombëtare të Manifesta 3 – Bienalja e Artit Bashkëkohor, Lubjanë. Ajo është bashkë-kuratore e projektit afatgjatë për hulumtim, edukim, ekspozitë dhe publikim FORMER WEST (2008-2013). Rhomberg ka qenë më herët drejtoreshë në Kölnischer Kunstverein, Köln prej 2002–2007, ndërsa prej 2002-2006 ajo ishte drejtoreshë artistike në “Projekti Migrimi” (“Project Migration”),), një iniciativë e Fondacionit Federal Kulturor në Gjermani. Ajo është bashkautore e rrjetit transit, i cili mbështet shkëmbimin dhe praktikimin e artit bashkëkohor në Austri, Republikën Çeke, Hungari, Sllovaki dhe Rumani. Në 2009 ajo ishte kuratore e Pavijonit çek dhe sllovak, Roman Ondák Loop, në Bienalen e 53-të të Vjenës. Projekte të tjera kuratoriale së voni përfshijnë: Christoph Schlingensief. “Frika në thelb të gjërave” (“Fear in the Core of Things”), BAK, basis vdor actuele Kunst, Utrecht dhe Galerija Novi, Zagreb 2012 (ekspozitë personale). Bienalja e 6-të e Berlinit, Berlin, 2010 (ekspozitë grupore) ); Ion Grigorescu: “Në trup të viktimës” (“In the Body of the Victim”) 1969–2008, Muzeu i Artit Modern në Varshavë, 2009 (retrospektivë); Sanja Iveković. “Vigjilencë Gjenerale” (“General Alert”). Punët prej 1974–2007 (me Nataša Ilić), Fundació Antoni Tàpies, Barcelonë, 2007 (retrospektivë). Rhonberg ligjëron Art dhe teori të artit në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë.  




Curatore: Kathrin Rhomberg
Indirizzo: Arsenale
Web: www.kosovopavilion.com

Nessun commento:

Posta un commento